Ministrja e Arsimit urim për 1 qershorin: T’u falim nxënësve sa më shumë përkujdesje dhe arsimim cilësor
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar fëmijët për festën e 1 qershorit dhe u ka bërë thirrje mësuesve që të shtojnë përpjekjet për t’u falur nxënësve më shumë përkujdesje dhe arsim cilësor.
“Bashkë me urimin për fëmijët kam edhe një thirrje për të gjithë mësuesit tanë, ju që i ndiqni që në hapat e parë nxënësit dhe keni një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e tyre.
Mbrojtja dhe sigurimi i një të ardhmeje sa më të mirë është përgjegjësia jonë e përbashkët, prandaj le t’i shtojmë përpjekjet për t’u falur nxënësve sa më shumë përkujdesje, dashuri, arsimim cilësor e të barabartë, ashtu siç ata e meritojnë.
Fëmijë të dashur, faleminderit që i jepni dritë jetës sonë!”, shkroi Kushi.