Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj: 23.5 milionë fidanë të certifikuar, më shumë siguri në zinxhirin ushqimor

Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve së bashku me prodhuesit e fidanëve perimorë, kanë rritur sasinë e materialit mbjellës shumëzues bimor të certifikuar. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se gjatë periudhës janar-korrik 20234 Enti i Farave dhe Fidanëve ka certifikuar 23 569 100 fidanë.

“35% më shumë fidanë të certikuar gjatë janar-korrik 2024 krahasuar me një vit më parë”, tha Denaj. Ministrja theksoi se, certifikimi i farave dhe fidanëve është me rëndësi në zinxhirin e sigurisë ushqimore, duke garantuar produkt final me cilësi të lartë, për shëndetin e konsumatorëve.

“Nëpërmjet certifikimit, sigurojmë fermerët për cilësinë e prodhimeve të tyre, eliminojmë riskun e dëmeve në vjelje dhe korrje dhe japim një vulë sigurie që i hap rrugën prodhimit bujqësor shqiptar drejt tregjeve evropiane me vlerë më të lartë, duke sjellë më shumë fitim për fermerin”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?