Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj: Në 5 muaj, eksportet bujqësore u rritën me 12%

Eksportet bujqësore në Shqipëri kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 12% për 5-mujorin e parë të këtij viti, duke arritur në 182 mijë tonë nga 163 mijë tonë vitin e kaluar, njoftoi sot Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

”Kjo rritje e qëndrueshme pasqyron përkushtimin e palodhur të fermerëve dhe bujqëve shqiptarë për të rritur prodhimin e produkteve “Made in Albania”. Gjithashtu, kjo rritje është rezultat i politikave të suksesshme të qeverisë në mbështetje të sektorit bujqësor”.

Ministrja Denaj thekson edhe se ky progres na afron gjithnjë e më shumë me objektivin ambicioz të arritjes së 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?