Ministrja e Bujqësisë, Denaj në Fier: Përmirësim i infrastrukturës dhe mbështetje për fermerët

Hartimi i politikave që inkurajojnë një sektor bujqësor më të qëndrueshëm dhe inovativ në qarkun e Fierit ishin në fokus të një takimi mes autoriteteve qendrore dhe vendore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Prefekti i qarkut Fier si dhe deputetë dhe kryetarët e bashkive të qarkut, zhvilluan një takim me të gjithë drejtuesit e institucioneve vendore të MBZHR për të diskutuar mbi problematikat dhe objektivat për qarkun e Fierit.

“U përqendruam në iniciativat për avancimin e sigurisë ushqimore, prodhimit bujqësor, përmirësimin e infrastrukturës rurale dhe mbështetjen e fermerëve në përballje me çështje të ndryshme”, u shpreh Denaj.

Ministrja theksoi se duhen bashkuar përpjekjet për të përmirësuar këshillimet bujqësore, mbështetjen e profesioneve si agronomë dhe veterinerë, por dhe për të zhvilluar politika që inkurajojnë një sektor bujqësor më të qëndrueshëm dhe inovativ në qarkun e Fierit.

SHKARKO APP