Ministrja e Bujqësisë Denaj në “RinCamp”: Energjia e rinisë, çelësi për të sjellë ndryshime pozitive

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ju bashkua sot të rinjve të mbledhur një ditë më parë në “RinCamp 2024”, tashmë të kthyer në një traditë që mbledh çdo vit mbi 100 të rinj nga e gjithë Shqipëria.

Denaj bëri të ditur se diskutoi me të rinjtë rëndësinë e ndërthurjes së tre komponentëve, bujqësi, të rinj dhe teknologji, si dhe për rëndësinë e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm.

“Ndava dhe projektet e reja në bashkëpunim me kolegen Ledi Imeraj, drejtoreshën e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës. Bujqësia është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë sonë dhe energjia e rinisë është çelësi për të sjellë ndryshime pozitive për përmbushjen e vizionit për vitin 2030”, tha ajo.

Ditën e djeshme çeli punimet “RinCamp 2024”, përmes së cilit synohet të ndihmohen të rinjtë të zgjerojnë horizontet e tyre, të zhvillojnë aftësi të reja, si dhe të socializohen me njëri-tjetrin.

SHKARKO APP