Ministrja e Drejtësisë flet për shkarkimin e Fatos Lulos: Ja kush vjen pas tij

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur për shkarkimin e gjyqtarit Fatos Lulo pas rivlerësimit që iu bë nga KPK. Në një intervistë për portalin e Kryeministrit Edi Rama, ERTV, Gjonaj thotë se janë 57 subjekte që  po shqyrtohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Etilda Gjonaj: Ajo çfarë ka ndodhur dje me vendim të KPK është procesi i pastërtisë së figurës së një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili në fakt është shkarkuar nga KPK duke mos justifikuar pasurinë e tij sipas vendimit të komisionit. 

Rezultatet e para janë ato që kanë të bëjnë me vetimin ose rivlersim kalimtar të listës prioritare të 57 subjekteve që sot janë në shqyrtim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.  Janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, kandidatët për institucionet e reja të organeve të drejtësisë që është KLGJ dhe KLP, inspektori i lartë i drejtësisë, por edhe organi i ri që është shumë i rëndësishëm që është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?