Ministrja e Financave jep lajmin nga Shkodra: Në qershor do të merret rritja e pagave

Kategoritë që janë përfshirë në rritjen e pagave të këtij viti duke filluar nga 1 Prilli, do ta përfitojnë këtë rritje në pagesën që do të marrin në muajin qershor 2023, ku do të jenë të përfshira rritjet e muajve Prill dhe Maj. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Financave Delina Ibrahimaj së bashku me Kryeministrin Edi Rama gjatë një turi falenderues në Shkodër.

Ligji për pagat kaloi sot në komisionin parlamentar dhe në javët në vijim do të miratohet edhe nga Parlamenti. E në muajin Qershor do të kalojnë pagat së bashku me rritjen që nga 1 Prilli.

“Pritet të miratohet javën e ardhshme ne seancë plenare. Rritja e pagave të bëhet realitet jo vetëm për punonjësit e sigurisë, jo vetëm për punonjësit e shëndetësisë, por për punonjësit e gjithë adminstratës. Ky do jetë hapi i parë. Këtë vit pagat që do merrni në muajin Qershor do reflektojnë pagën e rritur dhe do kenë shtesën e pagës për muajin Prill dhe Maj. Në muajin Qershor mos u habisni nëse paga do t’ju duket shumë e rrirut, por do ketë brenda dhe muajin Prill dhe Maj. Kjo do bëhet fakt me ligjin që do miratohet javën e ardhshme”,-tha ministrja.

SHKARKO APP