Ministrja e jashtme e Suedisë flet me Ramën për krizën në Bjellorusi

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde ka biseduar me Kryeministrin Rama, për të koordinuar punën e përbashkët në lidhje me krizën në Bjellorusi.

Në një postim në Twitter, Linde shkruan: “Fola më Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, mikun tim të mirë, prej vitesh Edi Rama. Si drejtues i tanishëm dhe i ardhshëm i OSBE-së koordinuam punën tonë për krizën në Bjellorusi”.

Në 17 gusht, Rama propozoi një takim të përfaqësuesve të OSBE-së me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi, me qëllim qetësimin e tensioneve të krijuara pas organizimit të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Propozimi i tij nuk u pranua nga Bjellorusia.

SHKARKO APP