Ministrja e Ramës i vë kushte gazetares së DW: Mos më pyet për Tahirin

Gazetarja e Deutsche Welle, Anila Shuka, me një postim në Facebook, ka shkruar për reagimin e fundit që ka marrë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pas një kërkese

Shuka shkruan se ministrja e drejtësisë i kishte vendosur kushte që gjatë intervistës, të mos e pyeste për Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahirin.

E revoltuar Shuka shkruan se sa e çuditshme është Reforma në  Drejtësi në këtë vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, gazetarja nuk mund të pranonte kushtin e ministres për të mos e ushtruar këtë pyetje, pasi do të shkelte etikën e gazetarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Për fat të keq, ministrja paskësh pasur përfytyrime të tjera për intervistën, dhe tha se mund të jepte intervistë vetëm nëse nuk do ta pyesja për dy personat ne fjalë. Do të ishte shkelje e etikës gazetareske ta pranoja këtë kusht’, shkruan gazetarja.

Ja çfarë shkruan gazetarja Anila Shuka në Facebook:

Sa e besueshme është reforma e gjyqësorit në Shqipëri, pra Vettingu, po të kemi parasysh rastet tejet të çuditshme të Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit?

Këtë pyetje doja t’ia shtroja ministres së Drejtësisë, në një intervistë që kishim lënë për dje pasdite.

Për fat të keq, ministrja paskësh pasur përfytyrime të tjera për intervistën, dhe tha se mund të jepte intervistë vetëm nëse nuk do ta pyesja për dy personat ne fjalë.

Do të ishte shkelje e etikës gazetareske ta pranoja këtë kusht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?