Ministrja e re e Shëndetësisë, Albana Koçiu: Do vijojmë me ndryshimet e mëdha në këtë sektor

Ministrja e re e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka bërë reagimin e saj të parë pas betimit në presidencë paraditen e sotme. Ajo shprehet mirënjohëse për detyrën e re, ndërsa thekson se është e vetëdijshme për sfidat që ka përpara dhe shpreson se do vijojnë ndryshyimet në këtë sektor.

“Me mirënjohje dhe përgjegjësi të lartë, jam e nderuar të pranoj detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të shpreh falenderimet e mia më të sinqerta për Kryeministrin Edi Rama, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe për të gjithë ata që kanë besuar tek unë, për t’i shërbyer vendit në këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Gjithashtu, dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme të koleges time, Ogertës dhe profesionistëve të përkushtuar që i kanë shërbyer kësaj ministrie përpara meje. Jam e vetëdijshme për sfidat që kemi përpara dhe përkushtimin që duhet të tregojmë, të gjithë bashkë, prandaj me mbështetjen tuaj kam besim se do të vazhdojmë me ndryshimet e mëdha në këtë sektor jetik për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shëndetësia dhe mbrojtja sociale do të vijojnë të jenë kryefjala e kësaj qeverie e cila rrugen e transformimit e ka shtruar gjatë gjithë këtyre viteve. E gjitha kjo, me synimin e vetëm që t’i plotësojë çdo familje shqiptare, nevojat për këto shërbime thelbësore”, shkruan ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?