Ministrja e Shëndetësisë flet me mjekët e “ngujuar” të Infektivi: Kini besim tek puna jonë, ja si është gjendja e 8 pacientëve me koronavirus
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komunikuar përmes një lidhje live me telefon me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ‘ngujuar’ brenda spitalit të Infektivit, i cili është kthyer në karantinë për të sëmurët e prekur nga koronavirusi.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1423578664501624/?t=0
Teksa i përshëndeti, ministrja i falendëroi stafin mjekësor si dhe i pyeti mbi gjendjen shëndetësore të 8 pacientëve që ndodhen aktualisht të shtruar në këtë spital. Një nga mjeket pohoi se 8 pacientët janë në gjendje të mirë. Po ashtu ajo tha se shqiptarët duhet të kenë besim tek stafi mjekësor që po merret me këto raste.
Bashkebisedimi
Ministrja: Përshëndetje!
Mjekja: Si kaluat mirë?
Ministrja: Mirë si jeni?
Mjekja: Na dalloni dot?
Ministrja: Po ju dalloj. Profesor Dhimitri, faleminderit që na u bashkuat prapë. Si është gjendja e të sëmurëve?
Mjekja: 8 të sëmurit janë në gjendje të mirë. Njëri në gjendje të mesme. Vazhdon puna, ekipi është në krye të detyrës. Doktori dhe infermierët janë të veshur. Disa janë gjysmë të veshur.
Ministrja: Do doja të isha aty me ju. Mendoj e kemi aty, jemi duke u ndjekur në distancë.
Mjekja: Vazhdoni punoni. Kini besim tek puna jonë. Kini besim!