Ministrja e Shëndetësisë tregon pse nuk e ka marrë ende vaksinën

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbuluar në emisionin “Absolut 4” me gazetaren Merita Haklaj se nuk e ka marrë ende vaksinën kundër koronavirusit.

Manastirliu u shpreh se do bëjë vaksinën kur t’i vijë radha sipas grupmoshës dhe nuk ka preferencë për llojin e saj, por do të aplikojë kë do të jetë e disponueshme.

“Jo. Nuk e kam bërë vaksinën. Në fakt kam vendosur që të pres kur të vijë radha sipas grupmoshës. Do të bëj cilën vaksinë që të jetë. Vaksina nuk është luks. Cila të jetë e disponueshme”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?