Ministrja e Turizmit: 9.7 milionë vizitorë të huaj deri në shtator

Në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar takimi vjetor për analizën e sezonit turistik veror 2024 dhe për të prezantuar Strategjinë e re Kombëtare të Turizmit nën vizionin e Shqipërisë turistike 2030.

Ministrja Mirela Kumbaro, bëri një pasqyrë të projekteve dhe bilanc të shifrave, duke theksuar se ky sezon turistik u mbyll me 9,7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator.

9,7 milionë vizitorë të huaj që kemi pritur nga janari në shtator, në mbyllje të sezonit, duke arritur pothuaj gjithë bilancin e vitit që shkoi, që ishte edhe viti rekord në turizëm. Janë tregues i një turizmi që rritet bashkë me ambiciet tona për të konsoliduar një ofertë me nivelet më të larta të cilësisë, standardeve dhe mikpritjes”, konfirmoi ministrja Kumbaro.

Ajo u shpreh më tej se Shqipëria ka arritur të konsolidojë një ofertë turistike të shtrirë gjatë gjithë vitit dhe në të gjithë territorin, çka konfirmohet edhe nga rritjet e numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura e parqet kombëtare, sitet e kulturës dhe në sipërmarrjet e agroturizmit.

Kemi zbuluar rrugën për të pasur turizëm të shtrirë në kohë dhe në territor dhe këtë e tregojnë 4.5 milionë vizitorët e zonave të mbrojtura gjatë vitit 2024 apo 1 milionë vizitorët e siteve të kulturës, falë punës së mirë që është bërë në promovimin e trashëgimisë kulturore. E tregojnë gjithashtu 270 ofertat në agroturizëm dhe kërkesa shumë e lartë për të qenë në këtë treg, ndërsa falë strategjisë së Agorturizmit, synimi është që potencialet e këtij sektori të përkthehen në 1000 njësi deri në vitin 2030”, vazhdoi ministrja Kumbaro.

SHKARKO APP