Ministrja Evis Kushi jep lajmin e trishtë për mësuese Blerinën

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në orët e mëngjesit ka marrë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të mësueses Blerina Lamçja nga Elbasani, në një moshë fare të re, pas një beteje të vështirë kundër virusit Covid 19, të cilën nuk e fitoi dot. Në mesazhin e saj ngushëllues, Kushi bën dhe një herë thirrje për të mos neglizhuar vaksinimin.

Statusi i plotë

Të dashur miq,

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.

Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?