Ministrja Evis Kushi mesazh të rinjve: Aplikoni deri më 31 korrik në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka përcjellë mesazhin e disa të rinjve të punësuar në institucione të ndryshme nëpërmjet thirrjes së fundit të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, të cilët ftojnë të rinjtë e tjerë të aplikojnë deri më 31 korrik në Thirrjen VI të këtij programi.

“Një mesazh nga të rinj e të reja për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, të cilët kanë përfituar kontratë 1-vjeçare pune në institucione të ndryshme! Ndërkohë, aplikimet për THIRRJEN VI të këtij programi vazhdojnë deri më datë 31 korrik! Apliko dhe mos e humb mundësinë! 👉 Aplikimet nëpërmjet 🔗 http://praktika.arsimi.gov.al” – shprehet Ministrja Kushi.

Aplikimi për “Thirrjen VI” të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është i hapur për të rinjtë mes moshës 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas mbylljes së aplikimeve më datë 31 Korrik 2021, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore, në periudhën 16 gusht – 16 nëntor 2021.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, aftësimin e mëtejshëm për punën në grup, përshtatshmërinë me ambientin e punës, ndërmarrjen e iniciativave etj. Ndërkohë, pas përfundimit të praktikës 3-mujore, rreth 200 praktikantëve me performancën më të mirë do t’iu ofrohet mundësia e lidhjes së një kontrate 1-vjeçare pune.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?