Ministrja gjermane mesazh të fortë Vuçiçit: Retorika juaj rrit tensionet në Kosovë
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, thotë se paralajmërimet e Serbisë për shqyrtimin e dërgimit të forcave të saj në Kosovë, janë “krejtësisht të papranushme”.
Situata atje ka javë që është tensionuar, fillimisht për shkak të planit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe, pastaj për shkak të zgjedhjeve të planifikuara në atë pjesë, që kundërshtoheshin nga serbët lokalë.
Në një postim në Twitter, Baerbock thekson edhe se Kosova i ka ulur tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por që retorika e fundit e Serbisë, sipas saj, bën të kundërtën. Ministrja gjermane tha se janë “të papranueshme” edhe sulmet mbi misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.