Ministrja Gjonaj “mbron” Arta Vorpsin: Botimi në Fletoren Zytrare nuk ka vlerë
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndodhet në një konferencë për mediat, për t’iu përgjigjur Presidentit Ilir Meta në lidhje me akuzat drejtuar ndaj saj.
Sipas Gjonajt, Meta ka krijuar një kauzë fiktive.
“Nuk e bëj këtë sqarim as për t’ju përgjigjur presidentit dhe as për t’ju përgjigjur fjalëve të padenja që i ka adresuar në drejtimin tim.
Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive që në çdo rast nuk janë në përputhje me përgjegjësitë e tij në momentin më të rëndësishëm që po kalon Shqipëria në prag të negociatave
Deformimet e renda të këtij shou presidencial mbi gjoja rrëmbimin e kompetencave të presidentit janë mbresëlënëse”, tha Gjonaj.
Pjesë nga deklarata:
Shtjelloj me përgjegjësinë time politike, profesionale dhe personale një temë që është kthyer në thirrje për protestë nga Presidenti. Nuk e kam bërë këtë shtjellim më parë, sepse kam gjykuar se i duhej lënë Presidentit koha dhe hapësira e plotë mediatike për të ezauruar5 të gjitha seritë e spektaklit të tij mbi grupin kriminal në ministri. U rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivon për luftën kundër Reformës në Drejtësi, por akuzat ndaj meje nuk ua lehtësojnë këtë hall.
Deformimet e rënda faktike, juridike, të këtij show politik presidencial mbi gjoja rrëmbimin e kompetencave të Presidentit janë mbresëlënëse për këdo që i di faktet.
Psh. kujt dhe për çfarë i drejtohet z. Presidenti mbi zgjedhjen e anëtarëve të Gykatës Kushtetuese, kur sot gjyqtarja e zgjedhur prej tij ushtron funksionin e Gjykatës Kushtetuese.
Mbi këdo që do të dijë si qëndron e vërteta, sipas Kushtetutës, ligjit, po vijoj me argumentet:
Së pari, Presidenti artikulon pa pushim për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mund të konsiderohet non sens dhe logjikisht një lajthitje ligjore e Presidentit.
Së dyti, parashikimet për përzgjedhjen e anëtarëve nga Presidenti janë të qarta. Ai ushtron të drejtën e zgjedhjes së gjyqtarit kushtetues brenda 30 ditëve nga marrja e listës nga KED. Presidenti e ushtron këtë në dy forma, o me dekret, o me heshtje.
Qëllimi i vendosjes së këtij afati ka qenë shmangia e bllokimit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga politika.
Afati 30 ditor i Presidentit përfundoi dhe Presidenti nuk e ushtroi të drejtën e tij brenda afatit. Me kalimin e këtij afati bëhet automatik emërimi i kandidatit që është renditur i pari. Për këtë shkak, Arta Vorpsi, që ishte renditur e para në listë, konsiderohet e zgjedhur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhja e saj nga ligji është bërë më 8 nëntor 2019.
Së treti, Presidenti paraqet pa pushim një rrëfim me natyrë policeske lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare zgjedhjen e Vorpsit. Bërthama e rrëfimit është thjesht dita e shtunë, pra fakti që botimi është bërë të shtunën. Kjo i ka mjaftuar presidentit të dalë në përfundimin se jemi para një grushti shteti. E kam shumë të vështirë nëse Presidenti e beson vetë këtë version. Sikur Presidenti apo këshilltarët e ti të kishin bërë një kërkim, do kishin mësuar se e shtuna dhe e diela janë ditë që figurojnë në Fletoren Zyrtare.
Së katërti, Presidenti deklaron se grupi i struktura në Ministrinë e Drejtësisë ka shkelur ligjin se ka botuar një vendim që nuk kishte kompetenca. Në fakt është krejt e kundërta. Kuvendi i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë faktin që afati 30 ditor i Presidentit ka përfunduar dhe për këtë shkak kandidati i parë në listë zgjidhet automatikisht.
vijon…