Ministrja Gjonaj takim me prokurorin e Antimafias Italiane: Bashkëpunim në luftën kundër krimit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim me Prokurorinë Kombëtar  Italian të Antimafia.

Sipas një postim të saj në Facebook, mësohet se takimi është bërë për të forcohet bashkëpunimi më tej në të ardhmen me një marrëveshje dy paleshe.

“Sot në një takim të rëndësishëm me z. De Raho, Prokurorin Kombëtar Italian Antimafia! Çmoj bashkëpunimin e deritanishëm me Prokurorinë antimafia italiane e cila do të forcohet më tej në të ardhmen falë dhe marrëveshjes dypalëshe me Ministrinë e Drejtësisë Italiane! Vlerësoj z. De Raho dhe Prokurorinë antimafia italiane për mbështetjen dhe bashkëpunimin që do t’i ofrojë Ministrisë së Drejtësisë në marrëdhëniet juridiksionale dypalëshe me qëllim rritjen me efikas të rezultateve ndaj luftës kundër krimit të organizuar transnacional”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?