Ministrja Gjonaj thirrje policëve të burgjeve: Mos lejoni të kaloni nga ana tjetër e hekurave

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj  ka dhënë një mesazh të qartë për punonjësit e rinj të policisë nëpër burgje duke i paralajmëruar se do të përfundojnë pas hekurave nëse pranojnë të korruptohen.

Nga Akademia e Sigurisë, pas përfundimit të trajnimit për punonjësit e rinj të policisë së burgjeve, Gjonaj tha se me reformën në drejtësi do të shihet edhe trajtimi financiar për këtë kategori.

“Kur duan t’ju korruptojnë, duhet të kujtoni se sa mund dhe djersë iu është dashur të jeni pjesë e këtij sistemi dhe mos e lejoni të jeni në krahun tjetër të hekurave, si të dënuar. Jemi të vendosur të ndjekim penalisht të gjithë ata efektivë që do tentojnë të korruptohen. Kjo është reforma më e madhe në burg, dhe si e tillë ajo ka pasur dhe do ketë vëmendjen maksimale. Paketa e dytë ligjore e reformës ka parashikuar ndryshime në dhënien e një statusi të veçantë të punonjësve të policisë në burgje. Po ashtu do shihet edhe trajtimi financiar”,-u shpreh ministrja Gjonaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?