Ministrja Gjosha: Në 2016 kemi kërkuar rekomandimin për hapjen e negociatave

 

Në takimin e 9-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri ku kanë marrë pjesë përfaqësues të parlamenteve europiane, ndër to dhe Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha. Takimi është zhvilluar në ditën e sotme, ku ndër të tjera Ministrja bëri një përmbledhje të arritjeve për punën e bërë me 5 prioritetet dhe të gjitha reformat e ndërmarra për zhvillimin e vendit. Shqipëria është një aspiruese për disa vite për të qenë pjesë e Bashkimit Europian por që mos plotësimi i disa kushteve, e sidomos për reformën në drejtësi gjë e ka ngadalësuar procesin e negociatave të reja.
“Ne besojmë dhe kemi shprehur kërkesën tonë që me miratimin e reformës në drejtësi në Parlament në fillim të vitit 2016, të mundemi nëpërmjet një raporti të ndërmjetëm,të sigurojmë  një rekomandim për hapjen e negociatave. Në këtë mënyrë ne do të mund të kemi  një shtysë më e madhe në  rrugës së Shqipërisë në BE, dhe të përshpejtojmë  procesin”, tha Ministrja Gjosha në fjalën e saj.
Sipas Ministres, është e rëndësishme që të vazhdohet zbatimi i saj  nëpërmjet hapjes së negociatave për kapitujt 23 dhe 24. “Kjo do ta bënte procesin e monitorimit nga Komisioni Europian më efektiv, ndërsa në të njëjtën kohë, Shqipëria do të jetë në gjendje të ruajë ritmin e tanishëm në rrugën e saj të integrimit në BE, siç ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se reforma në drejtësi do të kërkojë kohë në zbatimin e saj dhe rezultatet nuk do të jenë të menjëhershme”,tha Ministrja Gjosha.
 “Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se ndryshimi nuk mund të vijë në një ditë, por vizioni ynë për integrimin e Shqipërisë në BE është shumë i qartë. Ne aspirojmë për zhvillim ekonomik dhe politik në vendin tonë. Ne duam të konsolidojmë demokracinë tonë dhe të ecim përpara me procesin. Për të arritur gjithë këtë, ne besojmë se gjithë përfshirja dhe një dialog i shëndetshëm politik është thelbësor”,tha Ministrja Gjosha.

R.Shtylla

 

SHKARKO APP