Ministrja Gjosha vizitë zyrtare në Gjermani

Në një deklaratë për mediet është njoftuar se Ministrja e Integrimit Europian znj. Klajda Gjosha, ka nisur sot një vizitë zyrtare dy ditore në Gjermani në ‘Albania goes Europe’. Ministrja do të zhvillojë takime të rëndësishme me disa nga zyrtarët më të lartë të shtetit Gjerman.

 "Është planifikuar që takimin e parë Ministra Gjosha ta zhvillojë me z. Florian Hahn, anëtar i Bundestagut, Kryetar i Grupit Parlamentar të Unionit Kristian-Social për Çështje të Jashtme, Mbrojtjen, Çështje të Bashkimit Europian, Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare"- shtohet në deklaratën e dhënë.

 Takimi i rëndësishëm është dhe ai që do të zhvillohet me  Këshilltarin e Kancelares Merkel për çështjet e BE-së, z.Uve Corsepius. Ministrja do të takojë gjithashtu, Ministrin e Shtetit pranë MPJ gjermane, z.Michael Roth. Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministrja Gjosha do të marrë pjesë në aktivitetin “Albania goes Europe Challenges and Opportunities”.

 "Ministrja Gjosha do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Komisionit parlamentar për çështjet e BE-së në Bundestag, z. Günther Krichbaum. Ministrja e Integrimit Europian, do të zhvillojë takime edhe me znj. Petra Ernstberger, anëtare e Bundestagut Gjerman,  Z. Andreas Jahn anëtar i Bundestagut"- përmbyllet njoftimi nga Ministria e Integrimit Europian.

SHKARKO APP