Ministrja Ibrahimaj: Javën e ardhshme do të shpërndahet shtesa e pagës për muajin prill dhe maj
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte një marrëveshje me Malin e Zi, kjo për njohjen e pensioneve. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në daljen për mediat tha se nga kjo marrëveshje përfitojnë 560 qytetarë shqiptarë që aktualisht jetojnë dhe punojnë në Malin e Zi. Përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve shqiptarë, por edhe atyre malazezë që jetojnë në vendin tonë, do iu njihen pensionet.
Ministrja shpjegoi edhe se javën e ardhshme të gjithë institucionet do të paguajnë shtesat e pagës për punonjësit për muajin prill dhe maj. Ndërkohë, nga muaji tjetër do të marrin pagat e rritura sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.
”Kemi diskutuar për çështjen e zbardhjes së VKM për pagat dhe udhëzimit. Janë gati dhe nga java e ardhshme të gjitha institucionet do vazhdojnë të paguajnë shtesat për pagat sa i përket muajit maj dhe prill. Do jepet shtesa mbi pagë për muajin prill dhe maj, ndërkohë që nga muaji i ardhshëm do paguhen pagat e plota të reja siç janë të pasqyruara në VKM”,-tha ministrja.