Ministrja Ibrahimaj: Nga shkurti nisim aksionin e thelluar dhe hetim për informalitetin e pagave

Pas përfundimit të afatit të deklarimit të listëpagesave të janarit nga tatimpaguesit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të nisë aksionin kundër informalitetit për deklarimin fiktiv të pagave.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një komunikim me mediat, tha se aksioni do të nisë tek ato subjekte që nuk u janë përgjigjur letrave për vetëkorrigjim. Në total u janë dërguar letra për vetëkorrigjimin e pagave mbi 10,520 subjekteve që janë me risk për deklarimin.

Kemi bërë një plan masash që do të zbatohet nga disa struktura shtetërore. Analizat për subjektet që nuk kanë reaguar do të kryhen nga një ekip special, duke vijuar me kontrollet e thelluara. Plani do të shtrihet gjatë gjithë vitit. Kontrollet nisin pas muajit shkurt me analiza të thelluara nga zyra dhe në mars me kontrolle të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Data 20 janar është fati i fundit i deklarimit të listëpagesave si për bizneset e vogla dhe të mëdha. Presim që bizneset të bëjnë një reagim për ndryshimin e pagave të nëndeklaruara. Ajo që ndodhi gjatë dhjetorit, me të gjithë të keqen që e shoqëroi, me daljen e të dhënave sensitive, pati edhe efekt pozitiv në sensibilizimin e njerëzve për pagat. Procesi duhet të bëhet në bashkëpunim me bizneset dhe individët, pasi efektet do të ndihen në pensione”, tha Ibrahimaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?