Ministrja Ibrahimaj: Shërbime financiare digjitale nga bizneset

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në takimin mbi Bankingun e Hapur (Open banking), organizuar në Tiranë nga institucionet bankare. Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj theksoi se përqafimi i këtyre lloj teknologjive të reja dhe zgjidhjeve digjitale është thelbësor për nxitjen e rritjes ekonomike, rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Gjatë aktivitetit u trajtuan temat kryesore, duke përfshirë autoritetin certifikues, që do të ofrojë shërbimin e certifikatave të kualifikuara për banking të hapur.

SHKARKO APP