Ministrja Koçiu: Mamia Enkeleda Pullumbi, 33 vite shërbim në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Mamia Enkeleda Pullumbi ka 33 vite që u shërben me përkushtim dhe dashuri grave dhe vajzave në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Kështu u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu teksa përcolli në rrjetet sociale shembullin e mamisë Pullumbi.

“Faleminderit Enkeledës dhe stafit mjekësor në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” për angazhimin tuaj për kujdesin e treguar për shëndetin dhe mirëqenien e nënave”, shkruan Koçiu.

Mamitë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” punojnë me përkushtim jo vetëm në sallat e paralindjes apo ato të lindjes, por dhe në shërbim të lehonave që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre në ditët e mëparshme. Ato ofrojnë shërbim sa më të mirë shëndetësor në këtë maternitet”.

SHKARKO APP