Ministrja Koçiu: Zgjerim i shërbimit të asistencës shtëpiake për të moshuarit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nisi ditën e sotme me një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë.

Koçiu bëri të ditur se në prioritetet e ministrisë që ajo drejton, gjatë 2024, është zgjerimi i shërbimit të asistencës shtëpiake për të moshuarit, si dhe shtimi i shërbimeve komunitare për ta nëpërmjet Fondit Social në 61 bashkitë e vendit.

“Në kafen e mëngjesit me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë. Sa shumë ide dhe mendime ndamë bashkë me ta dhe sigurisht në takimin e radhës do japim llogari të dyja palët për zbatimin e çdo sugjerimi. Në prioritetet e MSHMS gjatë 2024 është zgjerimi i shërbimit të asistencës shtëpiake për të moshuarit, si dhe shtimi i shërbimeve komunitare për ta nëpërmjet Fondit Social në 61 bashkitë e vendit”, u shpreh ministrja Koçiu.

SHKARKO APP