Ministrja Kumbaro: Kolazh kartolinash nga Thethi në Ksamil, destinacionet e preferuara të blogerëve të huaj

Placeholder Image

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e blogerëve të huaj, të cilët ftojnë ndjekësit e tyre të vizitojnë vendin tonë këtë sezon veror.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjete sociale një video nga udhëtimi i blogeres Coral Gorstein, e cila ka vizituar Shqipërinë nga Thethi në Ksamil. Blogerja Gorstein në videon e publikuar në rrjetet sociale tregon se ka qëndruar në Theth, në Lumin e Shalës, në Vlorë dhe Ksamil.

“Nëse ju pëlqen eksplorimi dhe natyra, unë do t’ju rekomandoja të vizitoni Thethin dhe Lumin e Shalës. Nëse jeni duke kërkuar për plazhe zona e Vlorës dhe Ksamilit janë vendet ku mund të shkoni”, shkruan Gorstein ndjekësve të saj të cilët e pyesin për vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?