Ministrja Kumbaro: Nga 1 qershori nuk nuk ka më qese plastike. Gjoba për qytetarët dhe bizneset
Nga 1 qershori i këtij viti do të ndalohet prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike për përdorim individual.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi në ‘News24’ se qytetarët apo bizneset do të penalizohen me gjoba në rast se kapen duke përdorur qeset plastike. Në kudër të kësaj nisme, Kumbaroi apeloi që qytetarët të ndërgjegjësohen.
“Kjo është nismë e qeverisë shqiptare që në mandatin e dytë kur nisi një fushatë komunikimi. Jemi nder 5 vendet me ndotëse te Adriatikut me plastike. Përtej faktit se për këtë draft ka pasur diskutime. Unë i kam takuar shumë bisede që kanë investuar ekonominë e tyre në këtë biznes. Ata nuk janë prodhues vetëm të këtyre qeseve, pasi janë riciklues të produkteve plastike. Më kanë konfirmuar se në totalin e lëndës së parë që ata riciklojnë, qeset plastike zënë vetëm 5 % të asaj që ata riciklojnë. Qeset e plehrave nuk dalin nga përdorimi, as nga prodhimi. Qeset e trasha, çantat e trasha plastike, nuk ndalohen, Ne ndalojmë qeset një përdorimshme. E di që ka kosto, por duhet të vëmë në balancë të drejtën për jetën, për një mjedis të shëndetshëm. E drejta për jetën prevalon. Publiku i gjerë po e pret mirë, por mbase nuk është bërë shumë zhurmë.
Penalizohn të dy dhe shitësi, dhe konsumatori. Parashikohet ndeshim me gjobë deri në 30 mijë lekë për konsumatorin dhe deri në 150 mije lekë për prodhuesit e importuesit. Në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, thuhet se nuk lejohet përdorimi i qeseve plastike. Ka pasur ligj, por nuk ka vullnet. Duhet të rikthehemi te objektet e ripërdorshme”, tha Kumbaro.