Ministrja Kushi bën gjestin e veçantë, dhuron lule për gratë e vajzat e MASR

Në kuadër të 8 Marsit, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zgjedhur të surprizojë gratë e vajzat punonjëse të MASR duke i dhuruar secilës nga një lule.

”Pa i ngelur aspak hatri burrave e djemve, nga një lule për gratë, vajzat, koleget e palodhura të MASR, të cilat i falenderoj me zemër tek e tek për përkushtimin që reflektojnë çdo ditë”,-shkruan Kushi.

Ajo nuk rri pa shprehur mirënjohjen ndaj tyre ”për punën e mirë dhe sidomos angazhimin e jashtëzakonshëm përgjatë kësaj periudhe jo të lehtë të pandemisë Faleminderit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?