Ministrja Kushi dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit në panairin “Art dhe zeje” për Ditën e Verës

Dita e verës po afron dhe bashkia Elbasan është kujdesur që të sjellë sa më shumë atmosfere festive për të gjithë qytetarët dhe miqtë që do i bashkohen kësaj feste në ditët në vijim.
Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit znj. Evis Kushi ndoqi sot nga afër punimet fantastike të fëmijëve të 30 shkollave qendra komunitare të Bashkisë Elbasan, të cilët kanë sjellë traditën e bukur të secilës zonë që përfaqësonin.

“Art dhe zeje” është panairi që u zhvillua në sheshin para pallatit të sportit “Tomor Sinani” dhe solli magjinë e ngjyrave, kostumeve tradicionale dhe gatimeve tipike tradicionale të zonës së Elbasanit me moton e përçimit të traditës brez pas brezi.

I pranishëm në panair z. Llatja falenderoi të gjithë fëmijët që morën pjesë dhe i shtuan ngjyrat dhe bukuritë kësaj feste me krijimet dhe punët e tyre. Falenderime shkuan edhe për ZVA Elbasan dhe Ministrinë e Arsimit për mbështjen që u ka dhënë shkollave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elbasani është kryeqendra e Ditës së Verës ndaj Llatja edhe njëher u bëri ftesë të gjithëve që t’u bashkohen aktiviteteve të shumta që bashkia ka organizuar ku nuk do të mungojnë as risitë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?