Ministrja Kushi: Do shtohen 235 punonjës të rinj psiko-socialë dhe 250 mësues ndihmës për vitin e ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njofton se në vitin e ri shkollor 2022–2023 do të shtohen punonjësit psiko-socialë dhe mësuesit ndihmës.

Ajo shkruan se vitin e ardhshëm shkollor 2022–2023 do të shtohen në ekipet e shkollave edhe 235 punonjës të rinj psiko-socialë dhe 250 mësues ndihmës.

“Ndaj sot me ju lajmin e mirë që vitin e ardhshëm shkollor 2022–2023 do të shtojmë në ekipet e shkollave tona edhe 235 punonjës të rinj psiko-socialë dhe 250 mësues ndihmës. Këto vendime jo vetëm që rrisin më tej cilësinë e sistemit tonë arsimor, por garantojnë edhe më shumë gjithëpërfshirje, mbrojtje dhe siguri për nxënësit në mjediset tona arsimore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?