Ministrja Kushi: Gjimnazi në vitin 2030 do të bëhet i detyrueshëm

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, thotë se në vitin 2030, synohet që arsimi i mesëm të bëhet i detyrueshëm në të gjithë vendin tonë.

“Vizioni i Shqipërisë është që 2030, të na gjejë me arsimin e mesëm të detyrueshëm, po natyrishtë është një sipërmarrje e madhe. Arsimin e bazë e kemi 9 vite sa e kanë dhe shumë vende të tjera. Arsimi i mesëm i detyrueshëm nuk varet nga dëshira e vullneti por nga buxheti. Do punojmë në këtë drejtim”.

Kushi ndër të tjera foli tha se këtë vit regjistrimi i nxënësve është bërë online, proces i cili sipas saj u ka ardhur në ndihmë dhe prindërve dhe institucioneve arsimore për të ndarë nxënësit sipas vendbanimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?