Ministrja Kushi merr dozën e dytë të vaksinës: Vit të ri shkollor e akademik të suksesshëm
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, bën të ditur se ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-covid, ndërsa nënvizon edhe rëndësinë e vaksinimit për të fituar këtë betejë të vështirë.
“Jam e kënaqur sot që mora dozën e dytë të vaksinës anti-covid”, shprehet Kushi dhe falënderon të gjithë personat e përfshirë në këtë fushatë vaksinimi masiv, veçanërisht mësuesit dhe pedagogët.
Për të vaksinimi është mjeti më i mirë për ta fituar përfundimisht këtë betejë, për një verë plot diell dhe buzëqeshje, si dhe një vit të ri shkollor e akademik të suksesshëm.