Ministrja Kushi: Punë pa ndërprerje që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka publikuar një album që pasqyron punimet që po bëhen në ambientet e shumë shkollave në vend para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, vijon pa ndërprerje puna nëpër shkolla me sistemimet dhe riparimet e fundit në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit e mësuesit tanë”,- shkruan Kushi.

Ajo ka falënderuar të gjithë punonjësit që i janë përkushtuar kësaj pune për këto riparime. “Faleminderit të gjithë punonjësve që angazhohen për të na sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra”.

SHKARKO APP