Ministrja Kushi takon Kejsin, vajzën me aftësi të kufizuara që stilon e qep veshje
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në “Ditën Ndërkombëtare të Vajzave”, ka zgjedhur që të vizitojë Kejsin, vajzën me aftësi të kufizuara. Përmes një postimi në facebook, Kushi tregon se edhe pse vetëm në klasë të shtatë ajo stilon dhe qep bukur dhe ka rezultate të shkëlqyera në mësime.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, zgjodha këtë foto me Kejsin, të cilën e takova para pak ditësh gjatë një vizite të zhvilluar në “Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë”. Ajo është në klasë të shtatë me rezultate të shkëlqyera në #mësime dhe ka #aftësi e talent në shumë drejtime. Përveçse stilon dhe qep bukur, Kejsi ka aftësi shumë të mira në fushën e pikturës teksa ka përfaqësuar shpeshherë dhe denjësisht institucionin në ekspozita e sfilata të ndryshme. Si Kejsi, ka shumë vajza model, të cilat meritojnë gjithmonë vëmendjen maksimale për t’i mbështetur dhe ndihmuar në fuqizimin e tyre në përballimin e sfidave të ndryshme që kanë përpara”, shkruan Kushi.
https://www.facebook.com/kushievis/photos/a.134782265003883/136054008210042/?type=3&theater