Ministrja Kushi: T’u mësojmë nxënësve si të fitojnë para me ndershmëri

“Java e Parasë” është një aktivitet që zhvillohet në shumë vende të botës dhe synon ndërgjegjësimin e nxënësve dhe të rinjve për rëndësinë e parasë, dhënien e njohurive mbi sistemin ekonomik e financiar brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë aktivitet të zhvilluar në Muzeun e Bankës së Shqipërisë ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave Silvio Pedrazzi, si dhe drejtues të bankave të tjera që operojnë në Shqipëri, nxënës, mësues.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Kushi u shpreh se edukimi financiar në sistemin arsimor parauniversitar është një politikë e pandashme, nisur nga kurrikula bërthamë, me lëndën e qytetarisë në arsimin bazë, si dhe lëndën e ekonomisë në klasën e dymbëdhjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tha se shoqëria shqiptare duhet të punojë akoma më shumë për t’i dhënë parasë vendin e duhur dhe vlerën e duhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke edukuar nxënësit apo të rinjtë në aspektin financiar, ne ndihmojmë gjithë shoqërinë. Ne përmirësojmë mentalitetin dhe sjelljen që kemi ndaj parasë. Kjo nënkupton se ne nxënësit i edukojmë se si t’i shpenzojnë paratë por edhe si t’i kursejnë. Ne i edukojmë nxënësit si të fitojnë, por si të fitojmë në mënyrë të ndershme. Si të ngrenë një biznes, por si të ngrenë një biznes të ndershëm”, u shpreh Kushi.

Një theks të veçantë ministrja Kushi i dha edhe edukimit financiar të nxënësve për sa u përket fenomeneve negative që lidhen me paranë, si korrupsioni, pastrimi i parave apo evazioni fiskal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?