Ministrja Kushi uron të dielën me nxënësin e talentuar të liceut artistik (VIDEO)
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka uruar një të dielë të qetë për ndjekësit e saj në rrjete sociale nëpërmjet një pjese të koncertit recital në violinçel të nxënësit të talentuar Klaudio Zoto.
”Mirëmëngjes dhe uroj një të dielë të qetë, me një pjesë të recitalit të para pak ditëve të talentit Klaudio Zoto, nxënës i liceut artistik “Jordan Misja” në Tiranë”, shkruan Kushi ndërsa prezanton Klaudion e talentuar.
“Ai ka filluar të luajë violinçel që në moshën 6-vjeçare, numëron deri më sot shumë koncerte recitale, ka përfaqësuar Shqipërinë për herë të parë në “Eurovision Young Musicians”, fitues i një sërë çmimesh dhe pjesëmarrës në aktivitete të shumta ndërkombëtare.”
Kushi nuk rri pa përgëzuar edhe liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, shkollë e cila vazhdon të jetë gjithmonë një fabrikë që prodhon dhe kultivon talente të spikatura në art e muzikë.