Ministrja Manastirliu jep porositë te Urgjenca: Duhet të jemi në gatishmëri, të rritet vigjilenca sepse…

Në ditën e punëtorëve, 1 Maj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur që të falënderojë për punën e palodhur të gjithë personelin shëndetësor dhe ata që janë në vijën e parë të rrezikut të COVID-19.

Manstirliu u shpreh se sistemi shëndetësor është si një sahat, të cilit duhet t’i funksionojnë të gjitha pjesë në mënyrë që të punojë.

Ajo i ka kërkuar personelit shëndetësor, në praninë e shefit të Urgjencës, Skënder Brataj, që të jenë në gatishmëri sepse është bërë shumë punë e mirë, por kërkohet edhe më shumë. Gjithashtu Manastirliu i ka kërkuar të rrisin vigjilencën dhe Urgjenca kombëtare të jetë gjithmonë në krye të detyrës.

Puna e  shëndetësisë është si një sahat. Duhet të funksionojnë të gjitha pjesët e sahatit që të shkojnë mirë. Ju keni qenë një pjesë aktive dhe një kolonë kyçe në të gjithë sistemin shëndetësor, por keni përballuar me sukses një sfidë të madhe siç është ajo e tërmetit, ku sëbashku me të gjitha pjesët e tjera të sistemit shëndetësor është bërë një punë e madhe dhe është përballuar një fluks i jashtëzakonshëm.

Por edhe në këtë situatë kur kemi ende një punë të jashtëzakonshme përpara duhet të jemi në gatishmëri, të rritet vigjilenca, urgjenca kombëtare duhet të jetë në krye të detyrës sëbashku me të gjithë sistemin duke filluar nga epidemiologet, mjekët e familjes, spitalet COVID dhe të gjithë mjekët tanë. Një falënderim për njerëzit e punës, që nuk shihen në shumë raste, por janë aty për t’i shërbyer atyre që kanë më shumë nevojë. Ju falënderoj për punën e madhe në cdo ditë të vitit dhe në këtë ditë të vështirë”, u shpreh Manastirliu.

Ndërsa Brataj u shpreh se Urgjenca do ta vazhdojë betejën me COVID.

“Kjo eksperiencë është mësim. Çdo eksperiencë e jona bëhet mësim. S’ka betejë që mbaron në urgjencë, do të vazhdojmë”, tha Brataj.

SHKARKO APP