Ministrja Manastirliu jep shifrat e të shëruarve nga koronavirusi, mes tyre edhe dy mjekë
Edhe dy mjekë të Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë janë shëruar pasi u prekën nga koronavirusi.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se me shërimin e tyre, shkon në 8 numri i personelit shëndetësor që kanë fituar betejën ndaj virusit, ndërsa numri në total i të shëruarve është 40 pacientë.
Postimi i plotë i ministres Manastirliu:
?#COVID-19
Edhe 2️⃣ mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik!
Shkon në 8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës??
Deri tani janë 4️⃣0️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?