Ministrja Manastirliu: Paga mesatare e mësuesit do të jetë 950 euro

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se paga mesatare e mësuesit përgjatë vitit 2024 do të jetë 950 euro, teksa theksoi se nuk do të ndalen me kaq.

E ftuar në News 24, Manastirliu tha se arsimi përballet dhe me një sërë sfidash, që nga digjitalizimi deri tek faktorët demografikë dhe social e ekonomik.

“Ministria e Arsimit do të mbështesë mësuesit. Paga mesatare e një mësuesi do të kapë vlerën e 950 euro. Patjetër që nuk do të ndalemi këtu. Ne po bëhemi gati të nisim trajtimin e mësuesve. Trajtimi i mësuesve do të bëjë që të rritet niveli i tyre dhe për rrjedhojë edhe nxënësit do të marrin njohuri më cilësore.

Një sfidë e arsimit është fakti që është prekur së tepërmi nga dixhitalizimi. Gjithashtu edhe sfida e zhvillimeve demografike, apo sfida e zhvillimeve ekonomike janë çështje që ne i kemi prioritet. Gjithashtu, Ministria e Arsimit po mendon për rregullimin e infrastrukturës tërësore në shkolla. Kemi futur programet e karrierës në shkolla dhe gjithashtu prioritet i kemi dhënë edhe arsimit profesional ”, deklaroi Manastirliu.

SHKARKO APP