Ministrja Muzhaqi: Fëmijët dhe të rinjtë, aktorë kryesorë në zhvillimin e teknologjive

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të sigurisë kibernetike, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga AKCESK dhe ASHDMF, në Ditën Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt.

Muzhaqi theksoi se në këtë takim u diskutua mbi sigurinë online, në një kohë ku janë përhapur fenomene si bullizmi dhe krimi online, duke parashtruar njëherazi dhe masat e qeverisë për parandalimin dhe trajtimin e këtyre fenomeneve.

“Fëmijët dhe të rinjtë janë aktorë kryesorë në zhvillimin e vrullshëm të teknologjive, andaj është detyra jonë t’ju sigurojmë lundrim të qetë dhe të sigurt në internet. Në rast evidentimi të incidenteve online, raporto pranë AKCESK, ALO 116 111 dhe isigurt.al, që situata të zgjidhet sa më shpejt”, u shpreh Muzhaqi.

SHKARKO APP