Ministrja Nikolla uron studentët: Sot, nis rruga e dijes

 

Teksa ka nisur sot viti i ri akademik 2015-­2016 në të gjitha universitetet publike dhe private të vendit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e pranishme në aktivitetin në sallën “Liria”, Qyteti Studenti, i ka uruar të gjithë studentët dhe pedagogët për një vit të ri sa më të suksesshëm.

Gjithashtu, ajo e vuri theksin edhe tek reforma në arsimin e lartë.

Sipas ministres Nikolla, ligji i ri i arsimit të lartë, do ta zgjerojë edhe më tej autonominë e universiteteve.

SHKARKO APP