Ministrja Olta Xhaçka: Lufta në Ukrainë i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në samitin virtual ”Platforma e Krimesë”, duke dhënë mesazhin e saj për rritjen e numrit të pjesëmarrësve. Sipas Xhaçkës, kjo tregon mbështetjen ndaj Ukrainës ndërsa vijojn sulmet nga Rusia.

“Një vit më parë përfaqësues nga vendet tona u mblodhën në Kiev për prezantimin e Platformës së Krimesë. Jam shumë e lumtur të shoh që sot, një vit më pas, numri i pjesëmarrësve si dhe niveli i përfaqësimit nga vende dhe organizata është rritur.

Unë besoj se nuk është vetëm një deklaratë e qartë e mbështetjes për Ukrainën dhe dënimit pa mëdyshje të agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër një vendi të pafajshëm, por edhe një njohje e qartë e faktit se gjithçka filloi me pushtimin e paligjshëm të Krimesë në 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lufta e tanishme është e pakuptimtë, kriminale që ka shkaktuar vuajtje dhe shkatërrime të tilla, i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë dhe në faktin se në atë kohë bota nuk reagoi siç duhet ndaj asaj që ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë rendit të bazuar në rregulla”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?