Ministrja për Rininë, Muzhaqi: Buxhet për informatikën, vitin tjetër 1 mijë kodues

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se në fokus do të jetë zgjidhja e problematikave të laboratorëve nëpër shkollat dhe universitetet e vendit. Muzhaqi zbuloi edhe se do të ketë një buxhet për koduesit e rinj në lëndën e informatikës si dhe buxhet për aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë gjatë këtij viti.

”Për herë të parë kemi vendosur në dispozicion një fond në dispozicion të politikave për fëmijët. Sot do i japim zgjidhje një prej problematikave, laboratorëve. Kemi vendosur të vendosim laboratorët e teknologjisë dhe të shkencave.

Projekt i veçantë është edhe për pjesën e arteve dhe zejeve që do përfshijë dhe pjesën sportive dhe redaktimin formatit të informatikës. Po punojmë për një program për koduesit e rinj.

Pritet që vitin tjetër të ketë rreth 1 mijë kodues për të cilën është alokuar dhe një projekt i veçantë. Do kemi në Tiranë Qendrën Kombëtare Kulturore e fëmijëve. Kemi alokuar një buxhet që do të përdoret për të kryer aktivitetet”.

SHKARKO APP