Ministrja Shahini: Shkollat, kopshtet dhe çerdhet mbyllur edhe nesër

Pas situatës tragjike pas tërmetit shkatërrues, të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e vendit (përfshirë edhe ato jopublike) edhe ditën e nesërme (datë 27 nëntor 2019) do të jenë pushim. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini.

”Jam e tronditur nga humbja e jetëve dhe lëndimet trupore që kanë pësuar qytetarët si pasojë e tërmetit, siç besoj është edhe e gjithë Shqipëria. Ndaj kemi vendosur që të pezullojmë mësimin në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e vendit (përfshirë jopubliket) edhe ditën e nesërme (datë 27 nëntor 2019) në mënyrë që familjet të qëndrojnë së bashku dhe ta përballojnë situatën duke u solidarizuar me ata që u prekën më së shumti nga kjo tragjedi”.

Ministrja Shahini u shpreh se me ekipet po vijojnë ndërkohë me evidentimin e dëmeve materiale dhe hartimin e planit të masave për shkollat e dëmtuara. Nga ana tjetër, ajo shprehu ngushëllimet ndaj të gjitha familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, si dhe t’i uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?