Ministrja: S’ka anullim të ligjit për Arsimin e Lartë
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se ”nuk ka asnjë pikë kuptimi që të flitet për anulim të ligjit për arsimin e lartë”. Gjatë intervistës në emisionin ‘Mbrëmje Ide’, Shahini deklaroi se që të anulohet ky ligj, duhet miratuar një ligj i ri dhe që do të merrte të paktën dy vite punë.
Ministrja e Arsimit theksoi se është e gatshme të diskutojë për nene të caktuara që mund të thellojnë problemet në universitete, ndonëse u shpreh se nga takimet që ka zhvilluar deri më tani me kritikët, askush nuk i ka cituar një nen problematik.
”Unë jam përpjekur të flasë me shumë kritikë për të diskutuar nenet që kanë shkaktuar probleme. Nuk kam arritur të gjejë asnjë njeri që të më citojë një nen që ka shkaktuar problemet për të cilat protestojnë studentët. Qoftë për tarifat, plagjiaturat, kushtet etj. Ajo që më intereson është se cili pjesë e ligjit mund të thellojë problemet që ekzistojnë aktualisht”, deklaroi Shahini.
KOHA JONË SONDAZH

