Ministrja Xhaçka bisedë telefonike me homologen spanjolle: Mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme për rrugën evropiane të Shqipërisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një bisedë telefonike me homologen e saj, Ministren e Jashtme spanjolle, Arancha Gonzalés Laya.

Kryediplomatja Xhaçka njohu homologen spanjolle me progresin e bërë nga Shqipëria në adresimin e kritereve për hapjen e negociatave, duke theksuar se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kushtet për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e deritanishme të Spanjës në këtë drejtim.

Në fokus të bisedës ishte edhe nxitja e mëtejshme e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, si dhe përditësimi për situatën e krijuar nga pandemia dhe masat e marra.

“Komunikova me Ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Arancha Gonzales Laya. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe mbajtjen sa më herët të Konferencës së Parë Ndërqeveritare. E bindur për një bashkëpunim të ngushtë 🇦🇱🤝🇪🇸”, shkruan ministrja Xhaçka.

Xhacka 1

SHKARKO APP