Ministrja Xhaçka në Bruksel: Stabiliteti në rajon duhet të mbështetet fuqimisht nga BE

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimet e nivelit të lartë që ka zhvilluar në Bruksel.

Xhaçka thotë se në bisedat me homologët evropianë është vendosur theksi të stabiliteti në Ballkan dhe bashkëpunimi rajonal.

“Diskutim konstruktiv në Bruksel me Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mbi sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe mënyrat se si të forcojmë bashkëpunimin tonë. Stabiliteti në rajonin tonë është kritik në kontekstin aktual të sigurisë dhe duhet të mbështetet fuqimisht nga BE”, shkruan Xhaçka.

SHKARKO APP