Ministrja Xhaçka në takimin e SEECP në Budva: Duhen veprime konkrete nga BE në procesin e zgjerimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt në Budva, Mali i Zi.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar si një pjesëmarrëse aktive dhe një kontribuese domethënëse e SEECP-së, teksa shtoi se “kemi nevojë që BE-ja të ruajë momentin e ri të procesit të zgjerimit përmes veprimeve konkrete”.

“Ekziston nevoja për një rrugë të besueshme dhe të parashikueshme drejt BE. Vendet e rajonit kanë përgjegjësinë për të qenë të përkushtuar ndaj dialogut dhe për të forcuar bashkëpunimin tonë. Por ne gjithashtu kemi nevojë që BE-ja të ruajë momentin e ri të procesit të zgjerimit përmes veprimeve konkrete. Shqipëria këtë vit kryeson Procesin e Berlinit dhe jemi të bindur plotësisht se Samiti i ardhshëm në Tiranë do të sjellë rezultate të prekshme në krijimin e një kohezioni ekonomik më efektiv në rajon”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maqedonia e Veriut do të jetë kryesuesja e radhës e SEECP, teksa Shqipëria pritet të marrë kryesimin e SEECP për periudhën 2024-2025. Presidenca e SEECP-së konsiderohet me rëndësi duke qenë se ky është forumi më i rëndësishëm politik në Evropën Juglindore që përfshin shtete me rëndësi strategjike për Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?