Minxhozi: Jemi zhytur në kriminalitet, anti-KCK-ja është akt dobësie
Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24”, duke folur për operacionin “Forca e ligjit” deklaroi se vendi sot është i zhytur në kriminalitet.
Minxhozi tha se të gjithë qytetarët nëse i pyet e dinë se kush drejton nëpër qytete apo në kryeqytet dhe se policia ka forcë reagimi të dobët.
“Jemi të zhytur në klimë kriminaliteti. Këtu grupet kriminale jkanë ardhur duke u sofistikuar, aq sa kanë shkuar deri në politikë dhe në parlament. Po ashtu edhe në media, ke lajme kronike plot, vdekje misterioze në burg, ke vrasje, ke plagosje. Strukturat kriminale kanë fituar sovranitet territorial. Dihet që prsh në Vlorë drejtojnë këta, në Tiranë drejtojnë këta, në këtë qytet këta etj. Unë KCK nuk e shoh akt force, por akt dobësie. Shteti i Ramës ka qenë nismash, aksionesh, një shtet që zbaton plane nga kjo datë në këtë datë dhe pastaj “hajde flasim”. Ne ligje në letër kemi plot. Ne kemi shtet të dobët që nuk të ndëshkon. Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë treguar se në 7 vite se për të gjitha ngjarjet që kanë folur, që nga 21 janari, Rrugën e Kombit etj kanë thënë se do vendosim drejtësi dhe asgjë nuk ka bërë. Ke ish-ministra që i kanë aty dhe këta ish-ministra jo vetëm që nuk dënohen, por dalin dhe kritikojnë këta që janë në qeveri”, tha Minxhozi.
Skënder Minxhozi theksoi se megjithatë bie dakord dhe duhet që t’ju sekuestrohet pasuria disa personave, të cilët fitojnë ose kanë më tepër para e pasuri nga se fitojnë.
“Unë do isha shumë i lumtur që personi që ka pasuri përtej normales, duhet të thotë se ku i ka gjetur paratë. “Ndiq paranë” e përdor bota perëndimore. Duhet bërë kjo. Mirëpo, unë them se KCK nuk do jetë një akt dhune, por akt dobësie”, deklaroi Minxhozi.